Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka falenderuar qytetarët shkodranë, që sipas saj, i dhanë përgjigjen e merituar përmes braktisjes totale qeverisë së Edi Ramës.
Ademi shkruan në “Facebook” se shkodranët kaluan sot një ditë të vështirë përballë një shtetrrethimi, mbështetur nga strukturat kriminale.
“#FALEMINDERIT #MIRENJOHJE #RESPEKT! Të dashur bashkëqytetarë! Kemi kaluar një ditë të vështirë! Përballë një shtetrrethimi, i mbështetur edhe nga struktura kriminale, ia kemi dalë ti trëgojmë regjimit se NE jemi shumica, ne jemi QYTETARËT e SHKODRËS që me shumë qytetari, i dhamë përgjigjen e merituar përmes BRAKTISJES totale!
Sot nuk ishin votime, ky ishte REFERENDUM! Shkodranët, nga Thethi në Velipojë, nga Zogajt në Gurin e Zi, e bojkotuan masivisht diktaturën! Shkodra qëndroi, nuk u nënshtrua, duke i dhënë zemër dhe shpresë gjithë Shqipërisë, ashtu si në vitin 1990!
Ky është lajmi i ditës!
Rilindja detyroi me anë të presionit qindra persona të votonin por nuk ia doli dot! Pa llogaritur votat e pavlefshme, të cilat janë të shumta si kurrë më parë! #AsnjeHapPas #BashkeIaDalim #ShkodraNukPerkulet #BetejaPerDemokraciVazhdon #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Ademi.