MENU
klinika

Simeone gati për spektakël

Blerje dhe ndryshime/ Ja si do të jetë Atletico Madrid!

28.06.2019 - 21:16

Atletico Madrid është kthyer në kantier ndërtimi, duke qenë se shumë lojtarë të formacionit bazë i dhanë fund aventurës me “Cholchoneros”.

Revolucion në mbrojtje, teksa u larguan shtyllat e ekipit për shkak të moshës së madhe, apo edhe goditjes surprizë që Bayern Munich bëri për Lucas Hernandez, të cilit i pagoi klauzolën e largimit prej 80 milionë eurosh.

Ashtu siç do ndodhë me Antoine Griezmann, i cili largohet për 120 milionë euro, destinacioni mbetet për t’u saktësuar.

Në portë nuk ka dyshime për trajnerin Simeone: Jan Oblak ka rinovuar deri në vitin 2023 dhe nuk lëviz, portier i dytë do të jetë Antonio Adan.

Në mbrojtje pritet të ketë përforcime të reja, gjithsesi me lojtarët që ka aktualisht në krahun e majtë do të luante Saul dhe në të djathtin Arias. Qendra e mbrojtjes do t’i besohej dyshes Gimenez-Felipe Monteiro. Në qendër të mesfushës do të jetë Marcos Llorente, bashkë me Koke. Ndërsa në krah do t’i jepet freski dhe shpejtësi me Joao Felix dhe Thomas Lemar.

Në majë të sulmit do të jetë dyshja Alvaro Morata dhe Diego Costa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qetësohuni, do te vij..."

Neymar mezi pret rikthimin te Barça!