MENU
klinika

Mirupafshim 'lejla'

“Bomba” po punohet nga Elvana dhe Capial T

29.06.2019 - 14:43

Elvana Gjata dhe Capital T pas suksesit të padiskutueshëm të ‘Lejla” artistët duket se janë bërë bashkë për një tjetër këngë.

Burimet kanë zbuluar se kënga do të publikohet ditën e sotme dhe klipi i saj është realizuar në Turqi.

Mbrëmjen e kaluar Capital T ka publikuar një foto me mbishkrimin, “Qetësi para stuhie”, gjë që sigurisht ka ngjallur mjaft kuriozitet tek të gjithë.

Ndërkohë, pak ditë më parë stilisti Valdrin Sahiti publikoi një foto mjaft ekstravagante të Elvanës, e cila me siguri do të jetë pjesë e klipit.

Duke i njohur mirë të dy artistët, Elvanën dhe Capital T, mund të themi pa dyshim, se siç çdo këngë e tyre edhe kjo e rradhës do jetë sukses më vete.