MENU
klinika

Nënshkruhen marrëveshjet

Britania, tregti me Korenë e Jugut edhe pas Brexit

10.06.2019 - 15:33

Mbretëria e Bashkuar dhe Koreja Jugore, kanë nënshkruar në parim disa marrëveshje për tregti të lirë, të cilat synojnë të ruajnë bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve edhe pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Sekretari britanik për Tregti Ndërkombëtare, Liam Fox, ka nënshkruar marrëveshjet me homologun e tij jugkorean, Yoo Myung-hee në Seul.

Marrëveshjet rregullojnë eksportin e veturave dhe pjesëve të veturave të Koresë Jugore në Britani, duke importuar naftë të papërpunuar dhe vetura.

Të dyja shtetet pritet të ratifikojnë marrëveshjet në muajin tetor dhe të nisin së zbatuari ato në nëntor.

Pavarësisht kritikave të këtij viti të ritmit të ngadaltë të negociatave, Britania e Madhe ka siguruar tashmë marrëveshje me vendet që përbëjnë 63 për qind të tregtisë, nga 28 për qind tre muaj më parë, sipas departamentit të tregtisë ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëveshja me Seulin është marrëveshja e parë tregtare që Mbretëria e Bashkuar ka nënshkruar me një partner tregtar në Azi që prej referendumit të qershorit 2016 në të cilin Britania votoi për t’u larguar nga BE.

Liam Fox, sekretar tregtar, tha: “Sigurimi i vazhdimësisë në marrëdhëniet tona tregtare do t’u lejojë bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar dhe Korenë të vazhdojnë të tregtojnë pa ndonjë pengesë shtesë, gjë që do të na ndihmojë të rrisim më tej tregtinë në vitet në vijim”.

“Marrëveshja është e rëndësishme pasi lehtësoi pasiguritë e nxitura nga Brexit, mes mjedisit tashmë sfidues për eksportet në konfliktin e shkallëzuar të tregtisë ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit”, tha Yoo Myung-hee, ministri i tregtisë i Seul, të hënën.

Megjithatë, marrëveshja nuk është një marrëveshje e përhershme tregtare midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Koresë së Jugut dhe do të duhej të negociohej brenda dy vjetësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…