MENU
klinika

Workshopi

Burimet e rinovueshme të energjisë, përfitimet

18.06.2019 - 18:45

Në Tiranë është mbajtur sot një workshop, i cili kishte në fokus çështje të tilla si net marketing dhe mekanizmat e mbështetjes së ankandeve të energjisë duke vënë pikë së pari rëndësinë që kanë këto dy elementë në zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë njëkohësisht zv.president i MEDREG(Rregullatorët e Energjisë në Mesdhe) Petrit Ahmeti vuri theksin gjatë fjalës së tij në hapat që janë hedhur nga ana e institucionit që ai drejton në funksion të mbështetjes së sektorit.

Si rregullator ERE ka miratuar herë pas herë pjesën që i takon lidhur me legjislacionin apo rregulloret.

Por pavarësisht hapave pozitive që janë hedhur duket se qeveria nga ana tjetër nuk ka arritur të mbajë ritmin e nevojshëm për miratimin e legjislacionit sekondar.

Të pranishmit në panelin e workshopit sollën në vëmendje ngërçin me prodhuesit e pavarur që kanë instaluar panele fotovolatikë për autokonsum dhe që sot janë peng i një udhëzimi të munguar që është ende në diskim si dhe metodologjia e nevojshme që do të llogarisë tepricat e prodhimit.

Gjergj Simaku nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi në fjalën e tij se ministria ka gati kuadrin i cili është në diskutim me palët e interesit por ajo që po shihet me kujdes ka qenë kategorizimi i klientëve që kanë instaluar apo të të instalojnë burime të rinovueshme energjie për autokonsum. Kjo sipas tij garanton më shumë siguri për vetëprodhuesit por edhe për sistemin në përgjithësi.

Simaku u shpreh se Shqipëria mbetet e hapur për të parë eksperienca të tjera të mira që vijnë nga vende që kanë të zhvilluar këtë aspekt.

Aktiviteti i mbajtur në Tiranë me fokus net metering u ndal në indikatorët e kostos dhe konkurrencës në vendet që janë pjesë e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë si dhe rregullatorëve të Energjisë në Mesdhe.

Net metering (matja neto( është një skemë rregullatorë nën të cilën tepricat e energjisë së injektuar në rrjet mund të përdoren më në një moment të dytë si konsum rezervë në kohën kur prodhimi nga burimet e rinovueshme është ose në mungesë ose i pamjaftueshëm.

Kjo do të thotë që një prodhues energjie nga panelet diellore nëse prodhon më shumë energji gjatë ditës sesa ka konsumin mund ta hedhë në rrjet tepricën dhe ta marrë atë pas gjatë natës kur ka nevojë dhe nuk ka prodhim nga rrjeti.

Sistemi nxjerr në finale nëse kemi një konsumator neto që do të paguajë energji apo një prodhues neto që do të përfitojë pas para nga tepricat.