MENU
klinika

Të dhënat nga Ministria e Financave

Buxheti/ Mbrojtja sociale merr pjesën më të madhe të parave

25.06.2019 - 18:31

Qeveria i ka kushtuar një vëmendje të veccantë mbrotjes së shtresa në nevore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave mësohet se rreth 476 miliardë lekë të buxhetit të shtetit për vitin që lam pas janë shpërndarë në 10 funksione kryesore, ku duket se mbrojtja sociale, ka marrë pjesën më të madhe.

Referuar të dhënave të buxhetit faktik, i cili pritet të diskutohet në komisione parlamentare, për mbrojtjen sociale ku përfshihen pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, pensionet urbane dhe rurale, apo pensionet e invaliditetit, kanë shkuar 151.1 miliardë lekë.

Ndërsa, shërbimet e përgjithshme publike renditen të dytët, ku janë shpenzuar në total 86.1 miliardë lekë. Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit ka shkuar për arsimin, apo rreth 51.6 miliardë lekë, i cili kryesisht është përdorur për paga.

Ndërsa në nivel të lartë ka qëndruar shpenzimet për çështjet ekonomike, të cilat për vitin 2018 llogariten në rreth 50.6 miliardë lekë.

Një buxhet mesatar, por jo në nivelin e duhur ka shkuar për shëndetësinë me 49 miliardë lekë, strehimi me 39.2 mld lekë, rendi dhe siguria publike me 28.5 mld lekë.

Nga të dhënat vihet re se më pak të financuar ka qenë sektori i mbrojtjes, argëtimit dhe kulturës dhe ai i mjedisit, të cilat kanë pasur përfitimet më minimaliste. Ndërkohë, Fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2018 ishte rreth 1.5 miliardë lekë, nga të cilat, referuar buxhetit faktik i cili do të diskutohet së shpejti në komisionet parlamentare, është përdorur pothuajse tërësisht.

Ajo qe vihet re, është se 74 për qind e tij, apo rreth 1.1 miliardë lekë kanë shkuar për shpenzime korente, 339 milionë lekë apo 23 për qind, për investime dhe milionë lekë apo 3 për qind për shpenzime personeli.

Referuar zërave specifik, vihet re se një pjesë e mirë e këtyre fondeve ka shkuar për të paguar detyrime që vijnë si pasojë e vendimeve të marra nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, po ashtu, një pjesë kanë shkuar për pagesën e shërbimeve juridike për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar dhe në gjykatat italiane, apo për blerje automjetesh për prefektët e qarqeve.

Në total, ky fond është shpërndarë në 31 zëra, ku nuk kanë munguar mbështetja për aktivitete të ndryshme, si ato në kuadër të vitit të Skënderbeut, apo edhe mbështetja financiare e dhënë për qeverinë greke për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga zjarret masive të 2018-ës.