“Përshëndetje të gjithëve, në Shqipëri. Doja t’ju thosha, se quhem Carla Bruni dhe se, do të këndoj për ju ditën e festës së muzikës.”
Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, Carla Bruni, do të këndojë në Butrint. Ajo do të jetë e ftuar më 21 qershor, datë që përkon me ditën e ‘Festës së muzikës’. Para publikut, Bruni do të vijë me 11 këngë nga albumi i saj më i ri. Ka zgjedhur pikërisht një datë simbolike, 21 qershori, dita e cilësuar si “Festës e muzikës”.
“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja se quhem Carla Bruni dhe do të këndoj për ju, në ditën e festës së muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit, në orën 21:00… Shpresoj të jeni të pranishëm”.
“French touch (Prekje franceze)”, është albumi i pestë, që Carla Bruni e ka pulikuar në vitin 2017.