MENU
klinika

Kristidhi: E ka dashuruar punën

Çekia nderon kineastin Piro Milkani

28.06.2019 - 17:35

       “Çekia është atdheu im i dytë”- me këto fjalë, do ta shprehte emocionin dhe dashamirësinë Piro Milkani, pas vlerësimit me çmimin e mirënjohjes në Çeki, si “Njeriu i përkushtuar”. Për këtë arsye, ambasadori çek në Tiranë, Jaroslav Ludva, bëri bashkë të gjithë ata shqiptarë, të cilët kanë një lidhje të hershme me gjuhën e kulturën e këtij vendi, qysh në rininë e tyre.

Ludva, shprehu mirënjohjen për ta, duke theksuar: “Sot kemi një arsye speciale që jemi mbledhur këtu, sepse Piro Milkani, u vlerësua me dekoratën më të lartë në Republikën Çeke, akorduar nga ministri i Punëve të Jashtme, “Njeri i përkushtuar”. Ky vlerësim u jepet vetëm pak personaliteteve, të cilët kanë pasur maksimalisht merita në njohjen e vlerave të Republikës Çeke në botë. Shumë rrallë ndodh që ky vlerësim të shkojë për një qytetar jo çek. Por, kjo ndodhi me Piro Milkanin, bashkëstudentin tuaj në Pragë. Kam qenë pjesë e këtij vlerësimi edhe ishte një aksion i madh, ku morën pjesë personalitete nga vende të ndryshme, Gjermania, ShBA apo edhe Irani. E bëri për Çekinë, për Shqipërinë edhe për ju, që të gjithë bëni një shoqëri…”, – shprehet Jaroslav Ludva, ambasadori i Çekisë në Tiranë.

 

 

 

 

Për kryetaren e shoqatës “Miqtë e Çekisë”, Marika Dhonati, ky vlerësim është i madh për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar për kulturën çeke.

Në këtë takim, regjisorin e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij, pianistja Margarita Kristidhi ose siç të gjithë e njohin, Bebi, e cila ka një jetë bashkë me Piro Milkanin. Ajo na rrëfen, se ky vlerësim për njeriun e përkushtuar është një sadisfaksion i madh.

Shikoj një njeri që vërtet e ka dashur me pasion kinematografinë, ka punuar shumë edhe këtë e kam ndier edhe unë. Nga ana tjetër, ka pasur shumë sadisfaksione, sepse gjithmonë e kanë vlerësuar për punën dhe kjo është kënaqësi e madhe, për një njeri që punon. Ky çmim ka shumë rëndësi, sepse është një vlerësim si njeri që ka dhënë kontribut, që ka punuar”, – është shprehur bashkëshortja dhe pianistja, Margarita Kristidhi.

 

 

 

Jeta e dy artistëve në një familje, sicc rrëfen pianistja, ka pasur vështirësitë e veta…

“Në fillim pati shumë premtime të bukura, thoshte që “kur do të bësh ti koncert, unë nuk do të bëj punë, por nuk shkoi kështu,.. Megjithatë, nga pasioni i harronim vështirësitë. Edhe unë dhashë koncerte, kam qenë pedagoge etj”, – shprehet pianistja.

Jetën, si bashkëshorte e ambasadorit, kur Milkani ishte në Çeki, artistja e kujton kështu: “T’ju them të drejtën, për vitet që kam qenë atje, ka qenë një gjë shumë e bukur edhe interesante, por nuk do të doja kurrë që të isha grua ambasadori, se nuk bën dot profesionin tënd. Është shumë ë vështirë që të ngjitesh si pianist, në një vend si Çekia”. Ndërkohë, nga krijimtaria artistike e Milkanit, pianistja veçon filmin “Zonja nga qyteti”.

 

 

 

 

“Të them të vërtetën filmi “Trishtimi i zonjës Shnajder” ishte shumë i ndier, por unë kam pëlqyer “Zonja nga qyteti”, – përfundon pianistja.

Vlen të theksohet, se çmimmi “Njeriu i përkushtuar” për vitin 2019, u është dorëzuar vetëm 14 personaliteve nga e gjithë bota.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit