MENU
klinika

Saul Bellow

Çfarë kemi mësuar nga historia? 

10.06.2019 - 13:49

    Romancieri Saul Bellow lindi më 10 qershor 1915, në një familje hebreje, fliste rrjedhshëm jidish, dialekt i cili ndikoi fort stilin e tij energjik, ishte përfaqësues i shkrimtarëve hebrenjo-amerikanë, veprat e të cilëve u bënë qendrore për letërsinë amerikane të pas Luftës së Dytë Botërore. Saul Bellow, për më shumë se gjysmë shekulli, ka qenë zëri i ndërgjegjes amerikane.

Prindërit e Bellow emigruan në vitin 1913 nga Rusia në Montreal, kur ishte nëntë vjeç u transferuan në Çikago, ku Bellow kaloi pjesën më të madhe të rinisë. Mbaroi Universitetin e Çikagos dhe më pas shkroi një kombinim me një karrierë mësimore në universitete të ndryshme, duke përfshirë Universitetin e Minesotës, Universitetin Prinston, Universitetin e Nju Jorkut, Kolegjin Bard, Universitetin e Çikagos dhe Universitetin e Bostonit.

 

 

 

Nëse mesi i shekullit të 20-të ishte pika kulmore për shkrimtarët hebrenj-amerikanë, atëherë Saul Bellow ishte intelektuali kryesor i kësaj lëvizjeje, rrahja e zemrës dhe ndërgjegja e saj. Gjatë një karriere pesëdhjetë vjeçare që e çoi atë nga trockizmi në neokonservatorizëm, nga realizmi në tragjikomedi, Bellow mishëroi triumfin e letrave hebraike amerikane.

Pasi përfundoi studimet punoi si shkrimtar në Departamentin e Projekteve mbështetur nga presidenti Frenklin Rusvelt. U largua nga Çikago për Nju Jork në vitin 1946 dhe filloi karrierën si profesor i letërsisë, që do ta çonte atë nga universiteti në universitet deri në vitin 1961, kur ai u kthye në Universitetin e Çikagos.

Një romancier me ide të vështira dhe të ndërlikuara, Bellow na sfidon të hedhim një vështrim kritik mbi takimet dhe angazhimet e shekullit të 20-të. “Eksperimenti i madh” ishte Amerika: “toka e së tashmes; orientimi i saj është drejt së ardhmes”. Të lexosh Bellow është njëlloj si t’i futesh Amerikës nën lëkurë, të marrësh pjesë në performancën teatrore të jetës dhe kulturës intelektuale amerikane. Proza e tij letrare ekspozon disa nga ngjarjet dhe shqetësimet kryesore kulturore të shekullit: përvoja urbane e emigrantëve evropianë; mbizotërimi socio-kulturor i një klase të mesme hebreje me ndikim; joshjet ideologjike të marksizmit dhe modernizmit; tensionet midis kulturës intelektuale evropiane të mbetur dhe kulturës popullore në zhvillim; dështimet e mëdha të Luftës së Vietnamit; qëndrimet e ndryshme në lidhje me gjininë dhe racën; “luftërat e kulturës” në Amerikën e viteve 1990; linjat kryesore të antisemitizmit apo pasojat e Holokaustit.

 

 

 

 

Përgjigja e Bellow-it për Holokaustin përfshin katër dekada dhe shpaloset në tri vepra të rëndësishme: “Viktima” (1947), “Planeti i z. Sammler” (1970) dhe “Marrëdhënia Bellarosa” (1989). Këto romane tregojnë me një mprehtësi të veçantë pozicionin ndryshues të Amerikës ndaj efekteve shqetësuese të Holokaustit. Veprat pasqyrojnë perspektivën e ndryshueshme, përmes së cilës e kaluara negociohet dhe vendi i kësaj të fundit zë vend në ndërgjegjen kulturore amerikane që ndryshon. Tre protagonistët e romaneve të Holokaustit të Bellow vijnë për të sugjeruar tre qëndrime të ndryshme të këtyre negocimeve, në të trija narrativat, Amerika bëhet vendi i negociatave dhe rinegocimeve, faza mbi të cilën matet vlerësimi dhe llogaritja e përgjegjësisë. Si duhet ta shohin amerikanët, veçanërisht hebrenjtë amerikanë, në lidhje me ngjarjet e Holokaustit? Në romanet e Holokaustit të Bellow, realiteti i gjenocidit është i kundërvënë me vlerat kulturore të shekullit të njëzet. Belloz zhvendoset në këto romane nga çifut, një njeri i jashtëligjshëm, i vëzhguar, i përqafuar, i mbijetuar, i asimiluar etj. Gjithsesi pyeta që ngre Bellow është: Çfarë kemi mësuar nga historia?

 

 

 

 

Shpesh heronjtë e veprave janë intelektualë hebrenj, monologët e brendshëm të të cilëve variojnë nga sublime në absurde. Në të njëjtën kohë, bota e tyre përreth, e populluar nga realistët energjikë dhe të pakorrigjueshëm, vepron si korrektues për spekulimet e tyre intelektuale. Është ky kombinim i sofistikimit kulturor dhe urtësisë së rrugëve që përbën origjinalitetin më të madh të Bellow. Pesë vjet pas vdekjes së Bellow, më shumë se 700 letra të tij, të botuara nga Benjamin Taylor, u botuan në Saul Bellow: “Letra” (2010). Megjithatë, më së shumti sulmet erdhën pas botimit të “Herzog” nga “zhurma e madhe publike”: debatet mbi racën, luftën, gjininë dhe krimin e brendshëm të qytetit që dominonin jetën amerikane.

“Më ngacmon, më shqetëson të jem aq i zhytur”, – do shkruante Bellow gjatë asaj periudhe. Saul Bellow është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XX, fitues i çmimit “Nobel” në letërsi, në vitin 1976 me motivacionin: “Për mirëkuptimin njerëzor dhe analizat e thella të kulturës bashkëkohore, që ndërthuren mjeshtërisht në punën e tij”. Vdiq në vitin 2005./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur përkthehej Enver Hoxha në takimin me Mao Ce Dun-in

” Arti i përkthimit gojor dhe Ankthet e përkthyesit”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit