Prej kohësh është diskutuar gjithnjë për marrdhënien e çifteve mbretërore dhe disa gjëra na kanë bërë të mendojmë se nuk shkojnë aspak mirë.
Javën që lamë pas, William-i dhe Kate-i i ndanë zyrtarisht marrëdhëniet me kunetërit duke i nxjerrë ata jashtë Fondacionit Mbretëror.
Sot, në ditëlindjen e mbretit të ardhshëm, profili zyrtar i Pallatit të Sussex-it pra, profili i përbashkët i Meghan Markle-it dhe princit Harry, bëri një urim ditëlindjeje për princin William.
Në një postim në profilin zyrtar të Pallatit të Kensington-it, ku me një foto ku William shfaqet i buzëqeshur falenderojnë njerëzit që i kanë uruar, Pallati i Sussex-it komentoi vetëm:
“Gëzuar ditëlindjen Dukës së Cambridge-it!
Kjo u shtohet urimeve të mëparshme të Meghan-it dhe Harry-t për nipërit e tyre, Louis dhe Charlotte, të cilët nuk i kanë quajtur “princeshë” dhe “princ”.