MENU

Detaji vërtetues!

Çiftet mbretërore nuk shkojnë mirë?

24.06.2019 - 14:31

Prej kohësh është diskutuar gjithnjë për marrdhënien e çifteve mbretërore dhe disa gjëra na kanë bërë të mendojmë se nuk shkojnë aspak mirë.

Javën që lamë pas, William-i dhe Kate-i i ndanë zyrtarisht marrëdhëniet me kunetërit duke i nxjerrë ata jashtë Fondacionit Mbretëror.

Sot, në ditëlindjen e mbretit të ardhshëm, profili zyrtar i Pallatit të Sussex-it pra, profili i përbashkët i Meghan Markle-it dhe princit Harry, bëri një urim ditëlindjeje për princin William.

Në një postim në profilin zyrtar të Pallatit të Kensington-it, ku me një foto ku William shfaqet i buzëqeshur falenderojnë njerëzit që i kanë uruar, Pallati i Sussex-it komentoi vetëm:

“Gëzuar ditëlindjen Dukës së Cambridge-it!

Kjo u shtohet urimeve të mëparshme të Meghan-it dhe Harry-t për nipërit e tyre, Louis dhe Charlotte, të cilët nuk i kanë quajtur “princeshë” dhe “princ”.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtatëzënia apo rregullat mbretërore?!

Meghan Markle humb ditën më të bukur të mikes së zemrës

Do bashkëpunojnë ende vëllezërit?

Meghan dhe Harry largohen nga organizata e bamirësisë