MENU
klinika

Sasia e bllokuar

Cigare kontrabandë në Portin e Durrësit, bllokohet autobusi

21.06.2019 - 09:47

Në Portin e Durrësit është bllokuar sot nga Policia Kufitare një autobus me cigare kontrabandë.

Autobusi po vinte nga Maqedonia dhe në total policia ka zbuluar në total 450 steka cigare të markave të ndryshme si Malboro, ëoliston, BOS.

Një pjesë e këtyre markave janë sekuestruar ditën e djeshme, ndërsa 20 të tjera janë bllokuar këtë mëngjes.

Autobusi kishte ardhur nga Maqedonia ditën e djeshme dhe do të kalonte në Itali përmes Portit të Durrësit.