Pavarsisht se fitoi titullin kampion në Angli, Manchester City nuk ka në plan të ndalet në merkato.
Trajneri Pep Guardiola po mendon për sezonin e ardhshëm dhe ka hedhur sytë në kampionatin italian.
Dëshira e trajnerit spanjoll është mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, pasi e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Vincent Kompany.
Emri i 27-vjeçari lakmohet dhe nga skuadrat e tjera si Juventus, Manchester United dhe Arsenal.
Roma duhet të shesë një nga futbollistët kryesorë të ekipit deri në fund të muajit në mënyrë që të mos thyejë rregullat e Fair Play-t financiar.
Anglezët janë gati të paguajë deri në 35 milionë euro për mbrojtësin, ndërsa italianët duhet të gjejnë 45 milionë euro, prandaj mund të kërkojnë dhe një shifër më të lartë për titullarin e tyre.