MENU
klinika

Kosova pllakë përkujtimore

Clinton: Urrejtja do të mundet prej dashurisë

12.06.2019 - 16:58

     Në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, është zbuluar pllaka përkujtimore e ish-presidentit të SHBA-së, Clinton. Me këtë rast, ish-presidenti është shprehur se, kjo është një dhuratë shumë e çmuar për të.

 

 

 

Kjo është dhuratë shumë e çmuar, për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetar i Kosovës, ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua.

 

Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për gjithë Evropën”, – kështu tha ish-presidenti, në mesin e atmosferës festive dhe shumë entuziaste nga mbarë qytetarët, për nder të vizitës së tij në Kosovë.

 

 

 

Clinton, e shfrytëzoi këtë rast edhe për një porosi për Kosovën:

Mund ta shfrytëzoj këtë rast të them se, nëse njerëzit janë të lirë pwr ta ndërtuar jetën në mënyrën më të mirë që munden, jo të shqetwsohen se ku kanë lindur, se çfarë përkatësie etnike kanë, nëse janë gra ose burra – çfarëdo ndasie mes qenieve njerëzore, do të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, – ka thënë Clinton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Studimet nga Harvard e pohojnë!

A janë milionerët vërtet më të lumtur?