MENU
klinika

A do rezistojnë zikaltërit?

Çmendet Barcelona/ 120 mln euro për yllin e Inter!

30.06.2019 - 19:32

“Barcelona është gati t’i paguajë klauzolën 112 milionë euro Inter-it për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez”.

Ky është lajmi i bujshëm i dhënë në Argjentinë nga “Radio La Red”.

Klubi katalanas duket se është magjepsur nga paraqitjet e “Demit” në Kupën e Amerikës dhe është gati ta marrë në “Camp Nou” për të riformuar dyshen me Leo Messi-n.

Ka qenë ylli i Barcelonës ai që ka folur me superlativa pak ditë më parë për talentin zikaltër dhe kjo mund të jetë një shtysë më tepër për drejtuesit katalanas.

Paraqitjet e shkëlqyera të Lautaro kanë ‘zgjuar’ edhe drejtuesit zikaltër që po mendojnë ta shndërrojnë në një pikë kyçe, në formacionin e Antonio Contes!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojtari zikaltër shtang Romën

‘Ngrin’ marrëveshja Dzeko-Inter!