MENU
klinika

Ulja e çmimeve

Çmimet e zarzavateve dhe frutave kontribojnë në uljen e inflacionit!

11.06.2019 - 18:18

Ulja e çmimeve në dy tre artikuj bazë, fruta, e zarzavate refketohen në uljen e inflacionit.

Në muajin maj çmimet e zarzavateve përfshi patatet u rriten me 10 për qind. Ky ishte ritmi më i ulët i ndryshimit që nga prilli 2018. Gjatë periudhës së dimrit çmimet e patateve dhe qepëve panë një rritje në nivele rekord nga mungesa e prodhimit vendas.

Në muajin janar një kilogram patate dhe qepë kushtuan gati 50 për qind më shtrenjtë se në janarin e vitit të kaluar. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2019 është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Maj 2019, krahasuar me Prill 2019, është – 1,0 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,17 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,24 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Transporti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) është matësi zyrtar i inflacionit në Shqipëri.

Indeksi mat ndryshimet relative të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të përdorura nga familjet për konsum vetjak dhe llogaritet duke përdorur strukturën e konsumit final të familjeve shqiptare. Në shportën shpenzime mujore, ushqimet zënë 44% të totalit. Gjatë 5 muajve të parë të vitit çmimet u rriten me mesatarisht me 1.5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 për qind. Si vitin e kaluar ashtu edhe vit, formuesi kryesor i inflacionit janë dy grupe, zarzavatet dhe patatet.

Nëse tregjet nuk furnizohen rregullisht me perime dhe zarzavateve, atëherë inflacioni rritet, nëse ka mbiprodhim në këto artikuj ndodh ulja.

Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun

Çfarë po ndodh me çmimin e bukës?

Tarifa marramendëse tregtie dhe “shumëfishimi” i Brexit

Evropa përgatitet për një epokë të re pas 5 nëntorit

Avokatja: Ja si zgjidhen përplasjet mes trashëgimtarëve

Si ndahen pronat kur nuk ka testament?

Faktorët që po thellojnë humbjet

Rekord historik, industria në pikiatë bie 8.9%!