MENU
klinika

Reagon këngëtarja

Dafina po na paralajmëron për një tjetër bashkëpunim?

18.06.2019 - 17:07

Dafina Zeqiri në çdo këngë di të jetë një sukses më vete.

Kudo, në makinë, por jo vetëm; dëgjojmë ritmet e muzikës së saj. Sidomos, tani në verë të gjithë artistët jemi mësuar t’i shohim të publikojnë sa më shumë.

Kështu, Dafina paralajmëroi një këngë të re, ku do të jetë në krah jo të një artisti, por dy artistëve secili me një stil të veçantë në muzikë.

Këngëtarja postoi në Instagram një foto ku shfaqet krah Dj Hamida-s dhe Aymanse Serhani-t, njëri francez e tjetri maroken, për të njoftuar kështu bashkëpunimin e ri.

“Dj Hamida x Aymane Serhnai x goca juaj, Dafina Zeqiri!”, shkruajti Dafina, “Ekskluzivisht në ALBMP2019 më 5 korrik!”

Dafina gjithashtu etiketoi Ertug, realizuesi i beat-eve që ka krijuar “Rio”, kënga më e re e Ledri Vulës dhe “La Reina” të Dafit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtarja takon futbollistin

Shaqiri, dhuratë speciale për Dafina Zeqirin