MENU
klinika

Çfarë deklaroi?

Deklaratat në emisione, procedohet Fran Frrokaj

26.06.2019 - 13:49

Është proceduar penalisht kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Shkak janë bërë deklaratat e tij në emisionet televizive, të cilat sipas policisë janë parë si konsumim i elementëve të veprës penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, F.F., 54 vjeç.

Gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.

Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Mirditë kanë proceduar penalisht për vepra penale kundër procesit zgjedhor në vend, shtetasit:

– A.K., 34 vjeç, banues në Mirditë;

– Gj.P., 28 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit