MENU
klinika

Anulimi i zgjedhjeve

Dekreti i Metës mbërrin në KQZ, PS kërkon mbledhje urgjente

10.06.2019 - 12:00

Dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve ka mbërritur në KQZ.

Dekreti është dorëzuar zyrtarisht në orën 11:20 minuta.

Pas dorëzimit të këtij dekreti, anëtarët e PS në KQZ kanë njoftuar mbledhje urgjente të këtij institucioni.

kolana e librave

Mbledhja është kërkuar nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari, Bledar Skenderi.

Disa orë më parë, PS vendosi të mos njohë dekretin e Ilir Metës dhe për rrjedhojë të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

Këtë qëndrim me gjasa do të reflektojnë edhe anëtarët e zgjedhur nga PS në KQZ.