MENU
klinika

Ligji në Kuvendin e Kosovës

Deputetët i thonë ‘Jo’, FBK e zhgënjyer

20.06.2019 - 17:26

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është zhgënjyer dhe e befasuar me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për të mos e kaluar Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamentin, i cili do t’i  hapte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë.

Me këtë veprim të deputetëve, sporti, përkatësisht basketbolli kosovar vetëm se e ka bërë një hap prapa, duke marr parasysh gjendjen financiare në klubet kosovare, ku mungesa e sponsorëve në disa vitet e fundit është kryekëput e lidhur me mosmiratimin e këtij ligji dhe amandamenti.

kolana e librave

Federata e Basketbollit të Kosovës falenderon të gjithë deputetët që po e mbështesin miratimin e këtij Ligji dhe këtij amendamenti dhe në të njëjtën kohë ju bënë thirrje të gjithë deputetëve hezitues që ta mbështesin këtë Ligj dhe këtë amendament, sepse me të do të mbështesin sportin dhe sportistët e Kosovës.

Federata e Basketbollit të Kosovës ju bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që këtë ligj ta votojnë në seancën e radhës dhe kështu me votën e tyre të bëhen pjesë e zhvillimit të sportit kosovar, thuhet nga FBK.