MENU
klinika

Sistemi zgjedhor

Deputeti i PD-së thirrje Ramës: Të fillojmë bashkëpunimin!

10.06.2019 - 15:39

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi në një dalje për mediat si përfaqësues i opozitës në Kuvend tha se duhet të marrë fund bajraktizimi për shqiptarët.

Deputeti demokrat në fjalën e tij i bëri edhe një apel kryeministrit Edi Rama për të bashkëpunuar rreth sistemin zgjedhor.

Murrizi teksa hodhi akuza ndaj mazhorancës u shpreh se politikanët janë të gatshëm për të bërë marrëveshje me ‘dreqin’ për të shpëtuar veten.

“Përshëndetje së pari më lejoni t’ju informoj se në emër të dy grupeve grupit parlamentar atij Demokrat dhe atij të Pavaruar kemi bërë një mbledhje.

Dua të pyes zotin Rama nëse e vazhdon më protestën e 17 majit. Qëndrojnë prej vitesh individë të shndërruar në monumente kulture, ata kërkojnë të ruajnë njëri tjetrin se hallin e kanë përbashkët. Ata vazhdojnë të kthehen në funksion të vazhdimit funksional të këtij parlamenti. Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës me arrogancën.

Nisma ime dhe zonjës Hajdari është se ne jemi ulur në këtë karrige për ndryshimin e sistemin zgjedhor. Ndaj, nëse Rama e ka seriozisht, nëse çunat e reformës zgjedhore nuk bëjnë gili vili me njëri tjetrin. Ta fillojmë bashkëpunimin me sistemin zgjedhor. Pengjet dhe vakanca për orekse individuale shqiptarët nuk duhet të kenë në kurriz një aleancë të tillë politike. Për të shpëtuar veten janë të gatshme të bëjnë marrëveshje me dreqin.” -tha Murrizi.