MENU
klinika

'Shtangen' Inter dhe Milan

‘Derbyn’ se fiton askush/ Kovacic shkon në Premier League!

27.06.2019 - 16:17

Mateo Kovacic nuk do të rikthehet në Serie A!

Edhe pse u fol për një rikthim te Interi apo edhe për një kalim të mundshëm te Milani, mesfushori kroat edhe sezonin e ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Chelsea.

Blutë e Londrës kanë vendosur të blejnë përfundimisht kartonin e kroatit nga Reali i Madridit për një shifër të majme që kap shifrën e rreth 50 milionë eurove.

Për faktin se Chelsea-t i është bllokuar merkato nga FIFA dhe nuk mund blejë lojtar në këtë merkato, ka vendosur të aplikojë opsionin e të drejtës së blerjes që kishte përfshirë në marrëveshjen që kishte nënshkruar me Realin sezonin e kaluar.

Kovacic zhvilloi paraqitje të mira nën drejtimin e Maurizzio Sarrit duke marrë pëlqimin e drejtuesve londinezë dhe tani ai do të jetë 100% një lojtar i Chelsea.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lojtari zikaltër shtang Romën

‘Ngrin’ marrëveshja Dzeko-Inter!