Ndarja e një prej çifteve më të dashur të showbizz-it, Bradley Cooper dhe Irina Shayk është një nga lajmet më të përfolura të momentit.
Ndarja thuhej se ndodhi për shkak të afriitetit me Lady Gagën, por u tha se për shkak të vajzës së tyre ata ruanin ende marrëdhënie të mira.
Por një veprim i fundit i supermodeles ngre dyshime se marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar dhe këtë e tregon çanta që mban në dorë modelja.
Ditën e djeshme ajo është fotografuar në rrugët e New York-ut e veshur plot stil dhe vëmendjen më të madhe e ka tërhequr pikërisht ky detaj.
Modelja mban në dorë një çantë e cila është imitim i kopertinës së librit të famshëm të Dostoevsky, “Idioti”. Mediat e huaja e interpretojnë këtë si një gjest publik dedikuar ish-partnerit të saj.