Ministri i Jashtëm i Serbisë Behgjet Pacolli ka shkruar se Serbia vazhdon përpjekjet e vazhdueshme për destabilizim të Kosovës.
Pacolli thotë se nuk ka asnjë lloj krize humanitare në veriun e Kosovës dhe se gjithçka është propagandë si në kohën e Millosheviçit. Pacolli bën thirrje ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.
- Postimi i Pacollit:
Qeveria serbe, mediat e kontrolluara në Serbi dhe politikanët kukulla të Beogradit në veri kanë filluar një fushatë lajmesh të rreme për të krijuar histeri kinse që ekziston një krizë humanitare në veri.
Playbacku i Millosheviçit tani i dirigjuar, është i njohur për Kosovën.
Ne do të kundërshtojmë këtë propagandë që ka për qëllim krijimin e tensioneve dhe incidenteve në Kosovën veriore.
Nuk ka krizë humanitare që nga viti 1999 kur forcat serbe u larguan nga Kosova dhe nuk do të ketë kurrë një krizë të tillë. Kosova do të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj.
Në Kosovën veriore ka mjaft produkte dhe medikamente.
Unë i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitorojnë këtë përpjekje nga Serbia për të destabilizuar Kosovën dhe ta dënojnë atë.