MENU
klinika

Takim me Vuçiç

Dialogu me Kosovën/ Palmer “zbarkon” sot në Beograd

10.06.2019 - 09:32

Zv.ndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer, sot do të zhvillojë vizitë zyrtare në Serbi.

Gjatë kësaj vizite, Palmer do të takojë presidentin serbe Aleksandar Vuçiç.

Në këtë takim mësohet se do të diskutohet në lidhje me çështjen e Kosovës.

Deklaratat e zyrtarëve amerikanë në muajt e fundit kanë treguar se qëndrimi i Uashingtonit mbi Serbinë po ndryshon, i cili tani është i gatshëm të mbështesë çdo marrëveshje Beograd-Prishtinë që është e pranueshme nga të dyja palët.

Në deklaratat e tij të fundit, Palmer tha se SHBA-të nuk i tërheqin vijat e kuqe në procesin e dialogut.

“Për momentin ne jemi më të interesuar që t’i kthejmë të dyja palët në tryezën e negociatave, ta rinovojmë dialogun dhe të përparojmë në atë marrëveshje, hap pas hapi. Unë nuk mendoj se vendosja e afateve artificiale do të ndihmonte në këtë proces, por ne do të dëshironim të vazhdojmë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi më herët Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Vizita e Palmer në Serbi gjatë ditës së nesërme vjen pak para Samitit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik dhe temë kryesore është gjetja e zgjidhjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në letrën që presidenti amerikan, Trump i kishte dërguar homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, në rastin e Ditës së Republikës së Serbisë, përveç urimeve, Trump i kërkoi Vuçiç që të arrihet një marrëveshje me Kosovën, që sipas tij duhet të jetë me njohje të ndërsjella.

Kosova një hap më pranë anëtarësimit në KiE,

Petkoviç: Pranimi i Prishtinës zyrtare, gjest armiqësor karshi Serbisë

Vuçiç dhe Dodik trazojnë sërish Ballkanin

Dy liderët bashkojnë forcat për të shpallur “Botën Serbe”

“Serbia do shpallet shtet gjenocidal!”

Deklarata ‘bombë’ e Vulin: Dodik do arrestohet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe reagon ashpër ndaj KiE

“Anëtarësimi i Kosovës, një gjest armiqësor ndaj nesh”