MENU
klinika

Tensione të ashpra

Dibër/ Përplasje të forta në KZAZ, hidhet gaz lotsjellës

28.06.2019 - 22:10

Po shoqërohet me tensione të ashpra protesta pranë KZAZ numër 19 në Dibër.

Protestuesit janë përplasur ashpër me policinë, duke bërë që këta të fundit të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.

Mësohet se policia ka hedhur me shumicë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët tentojnë me çdo kusht të çajnë kordonin e policisë dhe të futen brenda ambienteve të KZAZ për ta liruar nga materialet zgjedhore.

Ndërkohë, që tensione të forta mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe në KZAZ-të e Burrelit, Klosit e Bulqizës.

Protestuesit vijojnë të përplasen me policinë në tentativë për të hyrë brenda KZAZ-së, ndërsa nuk mungojnë edhe fyerjet e sharjet protestuesve ndaj uniformave blu.