“Columbiana”, nga reperja Tayna; e mbajmë mend të gjithë e ndoshta ende edhe e dëgjojmë me po të njëjtën kënaqësi si në ditët e para, kur u publikua.
Ndërkaq, kënga e saj më e re, “Caliente” u publikua vetëm dy ditë më parë.
E megjithatë në dhjetor, reperja u shpreh në një intervistë se kishte vendosur që pavarësisht të gjithave, të mos hiqte dorë nga shkollimi.
“Gjithmonë edukimin kam pasë të rëndësishëm dhe ma merr mendja me thënë “S’kam fakultet” në ditët e sotme nuk është shumë lavd. Unë jam pro edukimit dhe më pasë një diplomë përveç karrierës, më pas edhe një plan B se këndimi nuk zgjat gjithë jetën”.
Tayna publikoi pak më parë në Instagram një foto të vetën me kapelën e studentit të diplomuar dhe rrotullën e diplomës në dorë.
“Momente lumturie dhe krenarie”, shkruajti Tayna.
Por, cili është plani B i Tayna-s? Shkenca kompjuterike! Ajo sapo përfundoi vitin e tretë bachelor për këtë degë.
Pra, thënë shkurt, edhe shkollë edhe muzikë.