MENU

Serbi prek çerekfinalen

Djokovic e kthen në stërvitje!

03.06.2019 - 16:17

Në grand slamin e Roland Garros,  janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të katërt.

Numri 1 i botës, Novak Djokovic, fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) ndaj gjermanit Jan-Lennard Struff, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Roland Garros për të 10-in vit me radhë.

Një ndeshje që ishte si një stërvitore për serbin, superior në fushë në të trija setet, duke e dominuar lojën dhe avancon në çerekfinale.

Djokovic konsiderohet si rivali kryesor i Nadal për fitimin e këtij turneu, teksa ende nuk ka humbur asnjë set këtë turne1.

Në çerekfinale shkoi gjithashtu edhe japonezi Kei Nishikori, që pas dy ditësh lojë mundi 3-2 francezin Benoit Paire (6-2, 6-7, 6-2, 6-7, 7-5). Një përballje me emocione dhe rivalitet, me japonezin që tashmë do të ketë përballë në çerekfinale Rafael Nadal.

Te femrat,tenistja australiane Ashleigh Barty mundi 2-1 amerikanen Sofia Kenin (6-3, 3-6, 6-0), ndeshje me luhatjen në lojën e të dyja tenisteve. Nuk zhgënjeu as Madison Keys, që mposhti 2-0 (6-2, 6-4) çeken Katerina Siniakova.

Tenistja amerikane është një nga favoritet e këtij turneu, gjysmëfinaliste e Roland Garros një vit më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ferrari 'jashtë kontrollit'

Mercedez sundon në Monaco