Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë vërtet çift shumë i bukur, por gjithnjë në qendër të vëmendjes nën spekulimin se mund të jenë ndarë.
Nora më në fund u përgjigj aludimeve për një ndarje me Robert Berishën.
Këngëtarja tregoi si qëndrojnë marrëdhëniet mes tyre, pas deklaratës së dyshimtë që ngjalli spekulime se çifti janë ndarë pas 14 vitesh bashkë.
Nora Istrefi u pyet se ç’mendon në lidhje me deklaratat e shpeshta të bashkëshortit sa i takon çështjeve familjare, si fakti që nuk flasin më me Tunën.
Në lidhje me këtë deklaratë, sot Nora u shpreh:
“Njeriu ndonjëherë mundohet t’i shpjegojë me detaje, dhe shpeshherë mund të keqkuptohet.”
Sa i takon marrëdhënies që ka me Robertin, me të cilin kanë një vajzë, Renee-në 4 vjeçe, Nora tha:
“Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar. Vazhdojmë të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë të lumtur. Gjithçka është në rregull.