MENU
klinika

Foto

Dua Lipa dhe vëllai i Bella Hadid kapen mat !

25.06.2019 - 16:31

Vetëm pak pas ndarjes së saj nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, me të cilin ajo ka pasur një lidhje disa vjeçare, mesa duket Dua ka një lidhje të re…

Burime pranë Lipës bënë të ditur se lidhja e saj me Anwar ka nisur që në kohën kur ajo dhe Isaac ishin ende bashkë.

Gjithashtu, mësohet se dyshja ka qenë së bashku në një muze në Malibu, ç’ka ka shtuar edhe më shumë zërat se mes tyre ka nisur një romancë. 

Së fundmi, në media po qarkullojnë pamjet, ku artistja shqiptare me famë botërore shihet në një festë private për ditëlindjen e Anwar në Los Angeles, fare pranë tij.

Dua shihet pranë modelit i cili mban tortën në dorë, teksa miqtë i këndojnë këngën e ditëlindjes.

Dua Lipa mund të bëhet kunatë me motrat Hadid. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN