MENU
klinika

Shitje albumesh në përmasa globale

Dua Lipa thyen rekord me albumet e saj

03.06.2019 - 14:09

Me 2 çmime ‘Grammy’ dhe me një numër klikimesh shumë të lartë, Dua Lipa është një nga artistet më të suksesshme shqiptare në botë.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto ku zbulon se albumi i saj i parë me titull “Dua Lipa”, është një nga albumet më të suksesshme në botë dhe ka thyer rekorde klikimesh në masë globale.

Albumi gjithashtu ka arritur të shesë 3.5 milionë kopje në gjithë botën, ndërsa ‘New Rules’ dhe ‘IDGAF’ u bënë hite të padiskutueshme.

Familja, miqtë dhe partneri, nuk hezitojnë asnjëherë t’i tregojnë këngëtares se janë krenarë për arritjet e saj, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë se Dua ka një mbështetje shumë të madhe nga fansat anembanë botës.

Edhe pse këngëtarja në një nga deklarat e fundit të bërë në mediat e huaja ka thënë se një nga gjërat që i frikësohet më shumë është fama dhe komentet e vazhdueshme në rrjetet sociale, duket se deri tani faqet e saj në rrjetet sociale janë pushtuar nga kometet pozitive.