MENU
klinika

Artisti publikon foton

“Dua të vdes”, mesazhi i trishtë i qytetarit në fletën e votimit

30.06.2019 - 18:17

Foto të ndryshme janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Në këto foto duken fletë të ndryshme të votimit, ku shkruhen thënie nga më të ndryshmet.

Në disa fletë votimi shënohet “Më detyruan”, por në një tjetër të shpërndarë në rrjetet sociale nga Robert Aliaj shkruan diçka jo fort e zakontë.

“Dua të vdes”- shkruan një qytetar në fletën e votimit, e cila sipas emrave të kandidatëve i përket zonës së Tiranë.

Aliaj teksa komenton mesazhin e qytetarit, tregon se ky është besimi i humbur i shqiptarëve tek politika.

‘Kjo eshte nje flete votimi e plotesuar sot ne mëngjes. Kjo eshte zgjedhja e lire e qytetarit shqiptar qe e gjen më me vend te vdes.

Ky është besimi i humbur i shqiptareve. “Shqiperia eshte nje trup i vdekur, i shpelare nga historia sepse ajo ka tradhetuar gjithshka. Shqiptarët si krimbat qe e bejnë pluhur kufomen e saj….’, shkruan Aliaj.