MENU
klinika

Plan sekret për të luajtur së bashku

Durant dhe Irving bëjnë lëmsh merkaton!

26.06.2019 - 15:49

Nga 1 korriku nis merkato e NBA-së dhe janë të shumtë basketbollistët që do të jenë “free agent” (lojtarë të lirë). Sipsa mediave amerikane, dy nga yjet e NBA-së që do të jenë në qendër të vëmendjes janë Kevin Durant (Golden State) dhe Kyrie Irving (Boston).

Dy basketbollistët janë takuar dy herë gjatë ditëve të fundit, një herë në Nju Jork dhe një herë në Golden State. Ata kanë diskutuar për mundësinë që të transferohen e luajnë në të njëjtin ekip sezonin tjetër: Te Brooklyn Nets.

Durant është i dëmtuar në Thembrën e Akilit dhe do të mungojë shumicën e sezonit tjetër. Ai ka një rrogë të lartë, që mban peng edhe Golden State. Gjithsesi, largimi i tij shihet sai një mundësi që do të ndodhë gjatë merkatos së verës, duke lënë Perëndimin për të provuar fatin në Lindje.

Edhe Irving do të dalë “free agent” nga 1 korriku dhe pritet të luajë me Nets, ku do të formojë një dyshe ëndrrash me Durant. Takimet sekrete të dy lojtarëve lënë të mendosh se diçka e rëndësishme po lind në Lindje, që do ta ndryshojë tërësisht fatin e NBA-së.