MENU
klinika

Nuk shkojnë mirë!

Dy çiftet mbretërore i ndanë gjërat një herë e përgjithmonë!

21.06.2019 - 14:37

Meghan Markle dhe princi Harry janë shkëputur zyrtarisht nga organizata e përbashkët e bamirësisë që ndanin me Kate Middleton dhe princi William.

Kjo u deklarua nga vetë Royal Foundation (Fondacioni Mbretëror).  Fondacioni përfshin një shoqatë dedikuar njerëzve që vuajnë çrregullime mendore, Heads Together, lojërat Invictus dhe fonde të tjera.

Kate dhe William do të vijojnë të merren me fondacionin i cili tanimë do të marrë emrin:

“Fondacioni Mbretëror i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge-it”.

Motivacioni i këtij vendimi sipas fondacionit ishte një “rishikim që iu bë strukturës”, si një mënyrë për “bashkërenduar më mirë” strukturat e bamirësisë.

Fondacioni është themeluar në vitin 2009 nga William dhe Harry.

Në 2011-ën, pas martesës me princin William pjesë e tij u bë edhe Kate Middleton.

 

Aludime për një krisje mes dy çifteve mbretërore ka patur që prej vitit të shkuar, ndërsa të dyja palët kanë dhënë tek- tuk shenja të justifikuara me diplomaci.

Korrespondentja e familjes mbretërore për “The Sun”, Emily Andrews, tha se tensioni ka nisur mes dy vëllezërve, të cilët pas dasmës së Harry-t me Meghan-in nuk kanë folur për 6 muaj.  

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN