MENU
klinika

Turneu

Dy ish-numrat 1 në botë së bashku në Wimbledon

24.06.2019 - 14:18

Tenisti britanik Andy Murray ka disa ditë që po kërkon një koleg për të luajtur në grand slam-in e Wimbledon. Në turneun që nis më 1 qershor në Londër, Murray, ish-numri 1 në botë, do të luajë në lojën dyshe dhe atë dyshe mikse (me një femër).

Për momentin ende nuk është vendosur emri i partnerit dhe partneres së Murray, por britaniku ka marrë një ofertë nga tenistja ruse Maria Sharapova. “Kam dëgjuar që Andy po kërkon një partnere. Unë jam gati të luaj në krahun e tij nëse ai pranon”, ka thënë tenistja ruse.

kolana e librave

Ende nuk ka ardhur reagimi i Murray, nëse do të pranojë ose jo. Duket se britaniku nuk kërkon një partner për “show”, por për të fituar. “Ne kemi luajtur një herë më parë së bashku, në një turne, por nuk jam ende i saigurtë”, ka replikuar Murray.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN