MENU

Të shqetësuar për atë çfarë mbetet pas

Dy netë në çadrat e Floqit, nis evakuimi i banorëve

03.06.2019 - 21:13

Pasi kaluan dy netë në çadrat e kampit të ngritur në fshatin Floq, kanë nisur evakuimet e para të banorëve.

Nënat me fëmijë të vegjël, por edhe të moshuarit do të strehohen në qendrat apo strehëzat sociale të disa fondacioneve, ndërkohë që pritet largimi gradual i të gjithë banorëve nga çadrat.

Një pjesë e banorëve kanë refuzuar të largohen nga çadrat pasi janë të shqetësuar për atë çfarë ka mbetur brenda shtëpive, por edhe për gjënë e gjallë të cilën tani e shohin si të vetmen mundësi jetese.