MENU
klinika

Askush nuk e dalloi

E dashura e Ledri Vulës paska qenë në klipin “Rio”?

29.06.2019 - 14:18

Që prej lidhjes publike me këngëtaren Dafina Zeqiri, reperi nuk jep më thuajse asnjë detaj në lidhje me çështjet e zemrës.

Mirëpo, lidhja e tij me bukuroshen nga Shqipëria Sara Hoxha nuk i ka shpëtuar dot mediave dhe rrjeteve sociale, ndonëse muajt e fundit nuk ka pasur thuajse asnjë shenjë nga çifti, aq sa dyshohej se lidhja e tyre mund të kishte përfunduar, së fundmi një detaj ka dalë në dritë.

Në xhirimet e videoklipit “Rio” ka qenë e pranishme edhe partnerja e reperit.

Një gjë të tillë është pikasur pikërisht në një prej fotove të postuara nga protagonistja e videos, modelja Lorena Haliti.

Në foton në fjalë, Lorena shihet e mbështetur në një mur, mirëpo në sfond, dallohet qartazi Sara, me veshje të njëjta me ato të një fotoje të postuar nga vetë ajo në rrjetet sociale.

Dhe pas publikimit të fotos është shumë e dukshme Sara e shoqëron Ledrin dhe në xhirime dëshmon më së miri se lidhja mes tyre është konsoliduar e mbase në një të ardhme të afërt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'po kurdis me të atin e këngëtares?

Dua u nda, por Ledri nuk humbet kohë; i dërgon puthje

Komenti epik i Blerim Destanit...

Ledri fotoshop? E ëma e nxjerr zbuluar!