MENU
klinika

Madrilenët nuk ndalen në Merkato

E konfirmon Deschamps: Ai do luajë tek Real Madrid!

10.06.2019 - 19:59

Mbetet vetëm çështje ditësh që Ferland Mendy të zyrtarizohet si lojtari i ri i Real Madridit.

Më herët u zbuluar se lojtari i Lyonit dhe klubi francez kanë arritur marrëveshjen prej disa ditësh me klubin e Florentino Perezit. Transferta është arritur për një shifër prej 48 milionë eurosh.

Në prag të ndeshjes që Franca do të luajë kundër Andorrës, në konferencë për shtyp trajneri Didier Deschamps konfirmoi lajmin e bujshëm me dy fjali: “Dy vite më parë Mendy ishte në Kategorinë e Dytë dhe tani do të luajë tek Real Madridi. Progresioni i tij ka qenë brilant”.

Kaq fjalë kanë mjaftuar dhe në Spanjë e kanë bërë fakt të kryer.

Në të vërtetë ky operacion ishte mbyllur dhe pritej të zyrtarizohej para nënshkrimit me Eden Hazard, por 24-vjeçari francez pati një problem në testet fizike dhe nuk i kaloi, prandaj ai do t’i kryejë këtë të mërkurë sërish vizitat mjekësore dhe pritet që tani t’i kalojë me sukses dhe të zyrtarizohet marrëveshja.