MENU
klinika

Trajneri i katërt brenda 1 viti

Spanja largon Enriquen, ja kush e zëvendëson!

19.06.2019 - 19:01

Luis Enrique nuk do të jetë më trajner i Spanjës!

Problemet familjare që ka patur spanjolli kohët e fundit dhe mungesa e gjatë në pankinën e përfaqësueses kanë vulosur largimin e teknikut spanjoll.

Kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales bëri me dije se për arsye personale trajneri ka shprehur vullnetin për ta ndalur këtu punën e tij tek Spanja, akoma pa u plotësuar një vit në krye të “La Roja”.

“Enrique na ka njoftuar se nuk mund të vijojë të jetë trajner i kombëtares. Më duhet ta falënderoj. Ne nuk kemi asnjë vërejtje ndaj tij. Kemi qenë të bashkuar dhe jemi pranë tij. Ai i ka gjithmonë dyert e hapura në federatë”, tha Rubiales.

Roberto Moreno do të jetë trajneri i ri i Spanjës, i cili do të drejtojë skuadrën deri në fund të Euro 2020.

“Është një ndjenjë e dyfishtë. Shumë trishtim dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Kam qenë në futboll për shumë vite, kjo vjen në rrethana shumë të veçanta, sidomos që Luis Enrique ra dakord dhe na mbështeti. Mbështetja juaj është çelësi për të filluar punën, ne jemi të bindur se do të kemi rezultate të mira”, deklaroi Moreno.

Ndërkohë, nëpërmjet një mesazhi publik Enrique i falënderoi të gjithë: “Për arsye që me ndalojnë të ndjek normalisht detyrat e mia si trajner që nga marsi vijojnë edhe sot. Kam vendosur të largohem nga posti im.

Falënderoj të gjithë drejtuesit e RFEF për besimin dhe mirëkuptimin që kanë treguar.

Falënderime të veçanta iu dërgoj njerëzve që janë pjesë e stafit dhe lojtarëve për profesionalizmin e treguar. Pa harruar Pa harruar mediat për ruajtjen e privatësisë dhe respektin për situatën”, u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fotografia që ndez shpresat e rikthimit!

Pogba bën Juventusin të ëndërrojë!

Braziliani drejt rikthimit në shtëpi

Marrëveshja e çmendur/ Neymar pranë Barcelonës!