MENU
klinika

Ja vajza që i ka vjedhur zemrën!

E pranoi! Albano Bogdo, i dashuruar!

20.06.2019 - 17:29

Albano Bogdo, aktori i mirënjohur shqiptar është kaq shumë i pëlqyer nga të gjithë. Kjo për shkak të humorit që e karakterizon atë.

Në një rrëfim të sinqertë vitin e kaluar, aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e çuan te pija dhe më pas ndarja nga e fejuara.

Ai ka thënë se ka pasur probleme me alkoolin dhe jetën e shfrenuar, shkak për të cilat është bërë ankthi. Albano madje ka rrëfyer se si pasojë e kësaj jete që bënte, u nda dhe nga e fejuara.

Por, këtë herë vjen me lajme të tjera shumë po shumë interesante. Ai, dukshëm ka rënë në dashuri!
Aktori i humorit pranoi më në fund se është në një lidhje romantike.

Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, Albano tregon vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Sikur të mos mjaftonte pamja romantike e aktorit që ka mbështetur kokën te partnerja, ai ka bërë dhe një dedikim nga zemra duke e quajtur: “Dashuria e jetës sime!”.

Vajza nuk dihet ende se kush është. Kjo sepse Albano nuk e ka etikuar në foto, ndoshta edhe qëllimisht. Në foto dallohet vetëm profili i saj e cila duket e buzëqeshur në krahët e Albanos, i cili i ka vendosur dorën te flokët.

Mesa duket, aktori e ka rigjetur sërish dashurinë dhe tashmë ka hequr dorë plotësisht nga alkooli. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN