MENU
klinika

Detajet

E rëndë/ Aksi Kukës-Morinë mban 1 të vdekur e 2 të plagosur

18.06.2019 - 17:28

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në aksin Kukës-Morinë.

Sipas policisë, të tre shtetasit e përfshirë në aksident janë nga qyteti i Fushë-Krujës.

Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në qytetin e Kukësit janë transportuar menjëherë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 18.06.2019, në aksin rrugor Kukës-Morin, shtetasi P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga.Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.

Të plagosurit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes”-njofton policia.