MENU
klinika

Çfarë dyshohet?

E rëndë, gjendet një person i pajetë në Durrës

10.06.2019 - 15:02

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës ditën e sotme.

Në bregun e detit është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Sipas të dhënave të para mësohet se trupi i pajetë është i një burri rreth moshës 60 vjecar ende i paidentifikuar, por që dyshohet të jetë pushues nga Kosova.

Durrës/Informacion Paraprak:

Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.