MENU
klinika

Prej 4 ditësh në kërkim

E rëndë, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit te “Rana e Hedhun”

27.06.2019 - 09:20

Pas katër ditësh kërkime është gjetur trupi i pajetë i 18-vjeçarit që u mbyt në plazhin e Shëngjinit tek ‘Rana e hedhun’.

I riu i identifikuar si Ergit Mece humbi kontaktet me familjarët pasditen e së dielës.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, i riu kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det.

Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcës RENEA, por kërkimet ishin të pasuksesshme.