21.06.2019 - 09:37
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Vlorë, ku një pushuese ka humbur jetën në det.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Plazhin e Ri në Vlorë.
Paraprakisht dyshohet se gruaja rreth të moshës 70-vjeç, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur, ka pësuar arrest kardiak pasi është futur në det.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen plotë të saj.