MENU
klinika

Detajet

E rëndë/ Makina del nga rruga, vdes 18-vjeçari!

29.06.2019 - 20:57

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë- Fushë Krujë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur te ish-Këneta rreth orës 20:00.

18-vjeçari po udhëtonte në makinë me tre bashkëmoshatarë kur makina ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëviznin.

Nga aksidenti 18-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa tre të plagosurit u dërgua me shpejtësi në spital.