MENU
klinika

Detajet

E rëndë, mbytet pushuesja në Vlorë

17.06.2019 - 09:12

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një pushuese 70-vjeçare është mbytur në det.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në plazhin e vjetër të Vlorës.

E moshuara është parë të pluskojë mbi ujë mëngjesin e sotëm.

Kanë qenë pushuesit e rastësishëm aty, ata të cilët kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si Shota Baci.

Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia.

Pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e aksidentit.