19.06.2019 - 08:50
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Krastë të Martaneshit.
Një fëmijë vetëm 6-vjeçar është plagosur me 3 plumba në fytyrë dhe është në gjendje të rëndë.
Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është Jetmir Koxheri, i datëlindjes 1992.
Plagosja e të miturit ka ardhur pas një sherri që 27-vjeçari Koxheri ka pasur me babain e fëmijës.
Pas sherrit ai ka marrë automatikun dhe ka shkuar në banesë ku ka plagosur aksidentalisht 6-vjeçarin.
I mituri ndodhet në spitalin e Peshkopisë në gjendje kritike për jetën.
Familjarët kërkojnë që fëmija të tranportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.