Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Ndërnënas në Fier.
Disa peshkatarë të zonës kanë gjetur një trup të pajetë të një gruaje.
Sipas informacioneve trupi është i një gruaje rreth 70 vjeçe e cila ende nuk është identifikuar. Dyshimet e para janë që shtetasja mund të jetë mbytur në det.
Policia po punon për identifikimin e kufomës dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Në datën 04.06.2019, në fshatin Ndërnënas, Libofshë, në bregun e detit është konstatuar nga peshkatarë të zonës një shtetase e pajetë.
Në vendngjarje u nis grupi hetimor i cili konstatoi trupin e një gruaje rreth 70 vjeçe (ende e paidentifikuar) e cila dyshohet se është mbytur në det.
U bë transportimi i saj në morgun e Spitalit Rajonal Fier dhe po punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.