MENU
klinika

Detaje

E rëndë në Shkodër, makina përplas për vdekje gruan

24.06.2019 - 09:08

Një aksident i rëndë është shënuar në Shkodër mëngjesin e sotëm.

Një makinë ka përplasur për vdekje një grua që udhëtonte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të shkodrës ku e moshuara N.Celufi u përplas nga makina, drejtuesi i së cilës u largua nga vendngjarja.

Mësohet se Celufi është plagosur rëndë, ndaj po i jepet ndihma në spitalin e Shkodrës.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, biçikleta e saj e demtuar u gjet e hedhur në oborrin e një lokali.

Policia po heton per identifikimin e automjetit që ka shkaktuar këtë aksident.