MENU
klinika

Reagon artisti

E trishtë/Visjan Ukcenaj plagoset në skenë!

30.06.2019 - 21:19

Visjan Ukcenaj ka treguar një ndër incidentet më të rënda që i ka ndodhur ndonjëherë në skenë!

Ai tha së gjatë provave gjenerale në skenë, e kanë plagosur me thikë.

Kolegu i tij u tremb kur iu hodh sipër dhe në vend të ulte thikën në dorë, ashtu siç duhej të ndodhte, ai e ngriti pak dorën dhe e plagosi Visjanin.

Atij ju desh të mbaronte monologun ashtu i plagosur, por fatmirësisht askush nuk kuptoi gjë.

“Na kanë ndodhur probleme, aksidente. Për shembull, mua më kanë plagosur në 2013, me thikë në teatër. Kam dhe një shenjë. Kemi qenë në prova gjenerale, ka qenë salla pothuajse plot, kemi pasur një shfaqje komedi të zezë. Dhe personazhi në fund i hidhej për t’u vetëvrarë personazhit tjetër, sepse ai rrinte me një thikë po s’donte ta vriste se kishte frikë. Skena e fundit është që i hidhesha atij, po ai duhet ta ulte dorën kur t’i hidhesha. Ai u tremb dhe kur ju hodha, e ngriti pak dorën. Dhe unë ndjeva një pickim, por vazhdova se kisha një monolog për të bërë edhe ndieja një gjë të ftohtë. Dhe vazhdova, vetëm kur shikoj një gropë këtu në mish. E vazhdova, zgjati monologu 2 minuta, por s’dukej se kisha një kanatjere dhe një këmishë shumë të trashë sipër. Sa mbaroj monologun, hap këmishën dhe shoh një njollë gjaku. Vrap ma bënë me cigare, ma mbuluan çik, ika e qepa dhe shpëtova.”

Epo ndodhin dhe të tilla aksidente kur je aktor…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN